Një ortek akulli, balte e gurësh zhduk një fshat zviceran
Fuqia e natyrës është e pamatshme. Kjo u pa sot pasdite kur fshati Blatten në alpet zvicerane u zhduk si pasojë e rrëshqitjes së një akullnaje. Banorët e fshatit ishin evakuuar më herët gjatë këtij muaji për shkak të rrezikut që kanosej. Një zyrtar i çështjeve të sigurisë për kantonin e Wallisit deklaroi për një medium lokal: “Çfarë mund t’ju them në këtë çast është se rreth 90 për qind e fshatit është i mbuluar ose i shkatërruar, prandaj kemi të bëjmë me një katastrofë të madhe këtu në Blatten”. Dramën e fshatit Blatten e ilustron fotografia e publikuar..