Giro d’Italia në Shqipëri/ Policia zbulon masat e sigurisë, ja cilat akse rrugore do të bllokohen në Elbasan

1 Minuta Lexim

Në kuadër të garës ndërkombëtare çiklistike “Giro d’Italia 2025”, e cila do të zhvillohet më 9 maj, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka bërë publike masat për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë këtij eventi sportiv ndërkombëtar

Gara do të kalojë përmes një segmenti të rëndësishëm rrugor në qarkun e Elbasanit dhe, për këtë arsye, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit nga ora 11:30 deri në 15:30, në aksin Karinë – Peqin – Bradashesh – Shijon – Gracen

Gjithashtu, do të ndalohet qarkullimi i mjeteve nga rrugët dytësore që lidhen me këtë aks, si dhe nuk do të lejohet lëvizja e kamionëve nga Qafë Thana gjatë orarit të aktivitetit. Rrugë alternative për udhëtim drejt jugut janë: “Elbasan – Kryqëzimi i Cërrikut – Cërrik – Belsh – Kuçovë”.

Policia apelon për bashkëpunim dhe mirëkuptim nga qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve, duke kërkuar që të shmangin qarkullimin në segmentet e garës dhe të përdorin rrugët alternative të ofruara për të shmangur vonesa dhe konfuzion.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull