Gjykata rrëzon tarifat, “tërbohet” Shtëpia e Bardhë: Nuk mund të vendosin gjyqtarët

1 Minuta Lexim

Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara ka bllokuar tarifat reciproke të presidentit Donald

Tre gjyqtarë të Gjykatës Ndërkombëtare të Tregtisë kanë vendosur se ligji tek i cili bazohet presidenti për të vendosur tarifa nuk i jep autoritet atij për ta bërë këtë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Shtëpisë së Bardhë. Në fillim zëvendës shefi i personelit, Stephen Miller ka folur për një “grusht gjyqësor shteti”, ndërsa më vonë një zëdhënëse ka denoncuar vendimin.

“Nuk u takon gjyqtarëve të pazgjedhur të caktojnë se si të përballemi me një emergjencë kombëtare. Presidenti Trump po punon për ta vendosur Amerikën në plan të parë dhe administrata është e angazhuar për të përdorur çdo mjet të pushtetit për t’u përballur me këtë krizë dhe për të rikthyer madhështinë e Amerikës”, ka thënë zëdhënësja.

Administrata Trump ka njoftuar gjithashtu se do ta apelojë vendimin, me qëllim rrëzimin e tij. Ajo ka vënë në dukje se ai është marrë nga tre gjyqtarë, njëri i caktuar nga Barack Obama, një nga Ronald Reagan dhe një nga vetë Trump.

Nuk përjashtohet mundësia që çështja të mbërrijë në Gjykatën Supreme, duke i lënë asaj detyrën për marrjen e një vendimi me ndikime në ekonominë botërore.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull