Kryeministri britanik mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama

1 Minuta Lexim

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer pas vizitës në Presidencë, ka mbërritur në Kryeministri, ku është pritur nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Starmer dhe kryeministri Rama pritet të dalin në një konferencë të përbashkët. Sipas njoftimeve pritet të firmosen dhe disa marrëveshje strategjike mes dy vendeve.

Britania e Madhe do të intensifikojë përpjekjet për të luftuar rrjetet kriminale në mbarë Ballkanin Perëndimor, të cilat lehtësojnë migrimin e paligjshëm, deklaroi të enjten kryeministri Keir Starmer, vetëm disa ditë pasi ai njoftoi një paketë të gjerë reformash për të reduktuar migrimin e ligjshëm.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull