Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se duke filluar nga 1 qershori, shqiptarët e Italisë do të përfitojnë nga marrëveshja për pensionet.
Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë, teksa e konsideron Melonin “Motër”, thotë se ajo solli në Tiranë dokumentin final të kësaj marrëveshje.
“LAJM I MIRË dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian:
Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë”, shkruan Rama.