Misteri elektoral i Listës së Hapur

2 Minuta Lexim
Nga Tan Xhama-
Në nje vend te bukur me male dhe det, ndodhin edhe çudira që do ta kishte bere edhe Ezopin te thoshte: “Kjo s’është me fabul, kjo eshte realitet
Me një risi të quajtur “lista e hapur”, populli kishte ne dore te zgjidhte jo vetem partine, por edhe fytyren – ose më sakte, profilin ne Instagram te kandidatit.
Dhe çfarë ndodhi?
Kandidate që i njihnin vetëm kusherinjte dhe kompjuteri i KQZ-se, moren mijera vota.
Nderkohe, ca te tjere – me mend, me pune, me zë publik, me libra të shkruar, me çmime e me debate televizive – perfunduan jashte.
Kali, me gjithe muskujt dhe përvojen, po i vinte nga pas karrocës, qe tashmë ecte vete, madje me marsh mbrapa.
Ne fakt, në listen e hapur ndodhi nje mbyllje e madhe: u mbyll mendja.
Populli zgjodhi emra që nuk i kishim dëgjuar kurre, por qe kishin numra telefoni të duhur, rrjete sociale aktive dhe ndonjë algoritmik të dhënë pas matematikës aplikative.
Dhe keshtu, ndodhi nje evolucion i ri politik:
“Homo Karrocinus”, nje specie e re që hyn ne Kuvend pa u lodhur me ide, platforma apo fjalime – thjesht me shume vota
Tani kalit nuk i mbetet gje tjeter veçse te mesoje te ece mbrapa, te shikoje Instagramin e karroces dhe te pranoje se koha e tij ka kaluar.
Sepse ne kete vend, ne vend ti japim uje kalit, ne çojmë karrocen ne Parlament – dhe kalin e lemë ne ahur te mendoje se ku gaboi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull