Aleksandër Çipa-
A po ndryshon në dhjetëvjeçarin e fundit, brendia dhe intensiteti i marrëdhënieve mes BE-së dhe Kinës?
Çfarë projektohet në këto marrëdhënie dhe cili është bilanci në 50-vjetorin e tyre ?
Cilat janë tipologjitë e marrëdhënieve Shqipëri-Kinë në këtë jubile?
Adresimi retorik për të analizuar historinë, rrjedhën dhe sidomos tendencën e marrëdhënieve bilaterale aq të rëndësishme dhe me peshë në rrjedhat e relacioneve globale mes Europës dhe Kinës, është I një rëndësie specifike më të madhe se më herët e besoj edhe përcaktues për të nesërmen. Të dy fuqitë kanë krijuar në pesë dekadat e fundit një histori të re, sikundër kanë mbartur të vjetrën me gjithë kontributin e ndërsjellë, kujdesin reciprok, respektimin paritar dhe në mënyrë të veçantë tendencën për të kapitalizuar leverdinë në disa prej lëmive më pragmatiste.
Trenat e Mallrave Kinë-Evropë/Foto nga VCG
Kina politika ka qenë e pandikueshme nga Europa politike, por në historinë 50 vjeçare të shkëmbimeve tregtare të dy fuqitë kanë përcaktuar dhe riprojektuar tendencën e interesit reciprok.
Historia gjysëmshekullore e marrëdhënieve dhe dhënie-marrjeve mes dy hapësirave ka shtuar zhvillim, ka shumëfishuar njohje institucionale, ka ndryshuar infrastruktura dhe mega projekte si dhe ka avancuar interesat bilaterale mbi konceptin e një hapësire që bëhet e afërt, kur negociohet largpamësisht në pikëpamjen ekonomike dhe interesat strategjik.
Sikundër konstatojnë kanceleritë europiane dhe ato të Pekinit zyrtar, gjatë gjysmë shekullit të fundit këto marrëdhënie janë transformuar. I është larguar bashkëpunimit të kufizuar diplomatik, duke kaluar në një partneritet shumëdimensional. Kjo ka shkaktuar dhe sjellë ndikime të gjera në ekonomi, në politikën ndërkombëtare, në partneritetet dhe rrjetet institucionale si dhe në përfshirjet anëtarësuese në netëorket e organizmave globale. Edhe Brukseli, edhe Pekini konfirmojnë në këtë vit jubilar faktin se BE është një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë. Në ekonomitë kombëtare të shumë shteteve anëtare të BE dhe jo anëtare, Kina është burim potencial I importeve, teknologjive, investimeve, së fundi edhe partner I shkëmbimeve në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe më gjerë.
Por në gamën e shkëmbimeve përfshihen edhe partneritete me tregues të rëndësishëm financiarë në fushën e shkencës, arsimit, infrastrukturave dhe sektorë si mjedisi apo edhe lëmi të tjera.
Trenat e Mallrave Kinë-Evropë/Foto nga VCG
Historia e këtyre ndërshkëmbimeve ka qenë e shënuar në kushtet dhe konjuktura shpesh të vështira të tensioneve, të pengimeve politike dhe ideologjike, sidomos para viteve ’90-të etj. Sistemet politike të ndryshme kanë lënë gjurmë pengimesh dhe kufizimesh. Sidoqoftë, pragmatisht palët ia kanë dalë të kenë kanalet e komunikimit dhe të mishërojnë punë në
Megjithatë, palët kanë ditur të mbajnë kanalet e komunikimit të hapura dhe të punojnë së bashku në fusha me interes të përbashkët. Bilanci i këtyre marrëdhënieve në këtë vit jubilar, është një premisë mundësuese për qasje të re dhe me intensitet të ndryshëm nga dekadat e kapërcyera. Në themel të ecurisë së dëshirueshme nevoitet mbajtja e dialogut të përbashkët, respektit, reciprocitetit dhe normave të pacënueshme të paritetit. Konteksti dhe konjukturat aktuale gjeopolitike mbartin jo vetëm pasiguri, por edhe diferenca qasjesh.
Gravitetet politike dhe ndërvendore, janë nën risk prej luftërave, tensioneve, cenimit traumatik të rendit global ekzistues dhe tendencës për një rend të ri gjeopolitik si dhe prej garave me potenciale të ndryshme dhe disproporcioneve që vërehen në fushën e energjisë, teknologjive etj.
Sidoqoftë, ajo që pohohet prej të dy palëve dhe sidomos prej strategjistëve dhe analistëve ndërkombëtarë, dëshmon qartazi trendin për një përcaktim më reciprok në të ardhmen e afërt dhe të perspektivës mes BE-së dhe Kinës.
Në terrenin e ri të zhvillimeve, në kontekstin aktual gjeopolitik, kur bota ka hyrë në një realitet me pasiguri të mëdha, kur ku strategjitë multilaterale janë në diversifikim të pazakontë, vërehet dhe shquhet qasja që Kina e sheh Europën si një partner potencial, ndërkohë që edhe Europa e rishqyrton dukshëm këtë raport në kushtet e një rendi ndërkombëtar më të shumëanshëm.
Mallrat e Evropës në tregun e Kinës/Foto nga VCG
Në këtë partneritet, vërehet qartazi si sfidë kryesore e madhe menaxhimi i konkurrencës së shëndetshme dhe i dallimeve ideologjike.
Por meqenëse në gjuhën zyrtare të bisedimeve dhe negociatave, vijueshmërisht konfirmohet vullneti dhe prevalon interesi global për stabilitet, bashkëpunim dhe zhvillim të qëndrueshëm, perspektiva e mëtejshme e këtyre marrëdhënieve ( Kinë–BE) shton perceptimin e të qenit një shtyllë kyçe e rendit ndërkombëtar të ardhshëm – një shembull i bashkëjetesës dhe bashkëpunimit mes modeleve të ndryshme politike dhe ekonomike, mes dy fuqive me specifika dhe tipologji jodublante.
Në kushtet e një gjendjeje të re gjeopolitike, kur mes SHBA dhe Kinës janë të përfshira disa beteja njëkohësisht që shtrihen nga teknologjia, tek tregtia, të cilat janë të lidhura me përplasjet mes hegjemonisë ekzistuese dhe një fuqie që njeh realitetin multilateral, nuk mbeten jashtë ndikimit edhe pozicionimet dhe partneritetet e BE-së në nivel global. Efektet e luftës në Ukrainë kanë shkaktuar dobësim të ekonomisë se Europës. Brenda këtij konteksti, Kina është shfaqur aktivisht si një partner alternativ.
Kina paraqiti propozime si Nisma e “Një brez, një rrugë” (BRI) dhe tri iniciativat e reja: Nisma e Sigurisë Globale (GSI), Nisma e Zhvillim Global (GDI) dhe Nisma e Qytetërimit Global (GCI), dhe shumë dokumente të OKB-së kanë filluar të përfshijnë këto iniciativa dhe terminologji kineze si “siguri kolektive dhe e përbashkët” etj.,, që përfaqësojnë një kritikë të heshtur ndaj hegjemonisë dhe unilateralizmit amerikan.
Në rrethanat e këtij rivaliteti dhe në kontekstin e një ripozicionimi strategjik dhe politik mes Europës dhe SHBA-së, do të ravijëzohet edhe një realitet ndryshe në raportet bilaterale Kinë-BE.
Në këtë panoramë të marrëdhënieve që ka ofruar kontinenti zyrtar, pra Europa me Kinën, ka tipologjinë e vet edhe raporti i marrëdhënieve që ka sëndërtuar një vend i vogël si Shqipëria. Ndonëse historia e këtyre marrëdhënieve ka një hershmëri tejkaluese nga gjysëmshëkulli Europian.
Foto nga VCG
Historiku i marrëdhënieve Kinë-Shqipëri, është mjaft i veçantë dhe i lidhur ngushtë me zhvillimet politike të shekullit të 20-të, veçanërisht gjatë periudhës së komunizmit.
Këto marrëdhënie kalojnë përmes disa etapave dhe fazave, me specifika, kufizime, pengime, ulje-ngritje dhe ndërprerje të pakrahasueshme me vende të tjera të bashkësisë europiane. Ato startuan fillimisht në periudhën 1949-1955, ndërsa në vitin ’49 Shqipëria është një ndër vendet e para në botë që njohu qeverinë e re kineze. Në këtë rishtaritet, ato marrëdhënie ishin miqësore, por ende jo intensive. Në periudhën 1956-1971, pas prishjes me BRSS, Shqipëria u afrua ngushtësisht me Kinën, ndërsa kjo e dyta u bë aleati kryesor politikisht dhe ekonomikisht për vendin e vogël ballkanik. Ndihmat kineze të asaj periudhe konsistonin në furnizim me armë dhe teknologji ushtarake, projekte industriale dhe bujqësore, produkte ushqimore dhe ndihmë financiare. Ndërsa ndërkombëtarisht Shqipëria e mbështeti Kinën në përpjekjen e saj për të fituar vendin e përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së (1971).
Mallrat e Shqipërisë në tregun e Kinës/Foto nga VCG
Në periudhën 1972-1978 marrëdhëniet bilaterale u prishën gradualisht.
Realiteti dypalësh është krejt i ndryshëm pas ndryshimeve politike dhe rënies së sistemit të mëparshëm në Shqipëri. Marrëdhëniet u riorganizuan në baza diplomatike dhe ekonomike normale. Kina ka qenë një investitor i rëndësishëm në dekadat e fundit, veçanërisht në infrastrukturë dhe tregti. Ndërkohë që shkëmbimet në fusha të tilla si arsim, memorialistikë, art e kulturë dhe sidomos turizëm kanë krijuar një histori të re.
Në vitin 2017, gjatë takimit të nivelit të lartë në kuadër të iniciativës “Një Brez, Një Rrugë”, u theksua rëndësia e bashkëpunimit në projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike, si hidrocentrale dhe zona zhvillimi ekonomik, si dhe inkurajimi i investimeve kineze në Shqipëri si dhe për partneritetin në fushë të turizmit dhe lëvizje pa viza.
Mallrat e Shqipërisë në tregun e Kinës/Foto nga VCG
Nga viti 2013 deri në vitin 2025, marrëdhëniet mes Kinës dhe Shqipërisë janë zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme dhe të shumanshme, me fokus në infrastrukturë, energji, turizëm, tregti dhe bashkëpunim kulturor. Këto marrëveshje dhe shkëmbime kanë kontribuar në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim të përbashkët. Aktualisht ky partneritet është në një fazë dinamike, duke u mishëruar prej Shqipërisë edhe si një ekuilibër i kujdesshëm në kuadër të politikës së saj të e jashtme në raportet ndërkombëtare.