Një krenari kombëtare, një dëshmi historike në zemër të Vjenës

1 Minuta Lexim

Një krenari kombëtare, një dëshmi historike në zemër të Vjenës, aty ku historia shqiptare zuri vend, në një nga institucionet më prestigjioze evropiane.

Në muzeun e Historisë së Natyrës🌹 Me idenë dhe nën kujdesin e Ambasadës së Shqipërisë në Vjenë, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Muzeun e Historisë së Natyrës, u organizua konferenca shkencore dhe ekspozita kushtuar “Kalorësit të Babunjës” – një nga zbulimet arkeologjike më të rëndësishme të viteve të fundit në Europë.

Ky event bëri bashkë 140 arkeologë nga vende të ndryshme, përfaqësues të qeverisë dhe Parlamentit të Austrisë, ambasadorë nga vende të ndryshme, kryetari i bashkisë Divjakë ku Babunja është pjesë si dhe personalitete të botës akademike e diplomatike. Për herë të parë në Austri, publikut iu prezantua një gjetje me vlera të veçanta arkeologjike, si simbol i trashëgimisë sonë të pasur kulturore. Një moment i rrallë për të vendosur arkeologjinë në shërbim të diplomacisë kulturore.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull