“Noka dhe Vokshi, janë më të urryerit, morën një të mbaruar dhe…” – shpërthen Dash Sula: Kështu është kur bën qoka!

2 Minuta Lexim

Dash Sula, i cili mbeti jashtë listës së sigurtë të PD në Elbasan dhe më pas dha dorëheqjen, ka reaguar për rezultatin shumë të rëndë zgjedhor me të cilin po përballet opozita.

Sula tha se rezultati reflekton listën e dobët dhe qokat e lidershipit.

Ai e quajti sekretarin e përgjithshëm të PD, Flamur Nokën dhe deputeten Albana Vokshi si dy njerëzit më të urryer në PD.

“Rrezikon të rrëshqasë në diktaturë, e kam paralajmëruar muaj dhe vite më parë, për shkak të një personi si zoti Berisha dhe disa personave si Noka dhe Vokshi.

Janë njerëzit më të urryer. E morën një të mbaruar e vunë për të ngjallur… apo si historia e kandarit, ku shkonin pleqtë peshonin me kokërr, se nuk e kishe në krahun tjetër, s’ka për të peshuar.

Kur kam qenë unë aty kishte trefishim të votave për PD. Kur erdha unë shkuam në rreth 7 mijë vota. Në 2005 jo se jam unë zoti, të jesh njeri që nuk vjedh, që punon.

Këta bënë luftë civile, i larguan. Merr primaret, demokratët më votuan mua sepse besonin. Këta vënë njerëz qokash, jo njerëz që luftojnë.

78-76 mandate parashikoja të merrte PS, por sipas këtij trendi do të jetë tek 80”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull