Ka përfunduar numërimi edhe në Qarkun e Korçës, ku Partia Socialiste ka fituar me një diferencë prej 20 808 votash kundrejt Partisë Demokratike, teksa mandatet ndahen në 6 me 4.
PS është në kuotën e 54.33 % me 57 213 vota të fituara, teksa PD është në kuotën 34.57 % me 36 405 vota të fituara. Forcë e tretë ka rezultuar Nisma Shqipëria Bëhet me 4 520 vota, por pa arritur të fitojë mandat.
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Partia Socialiste – 54.33 % – 57 213 vota (6 mandate)
Partia Demokratike – 34.57 % – 36 405 vota (4 mandate)
Nisma Shqipëria Bëhet – 4.29 % – 4 520 vota
Partia Social-Demokrate – 2.39 % – 2 518 vota