Nga Spartak Ngjela
Rama tallet me Saliun, kurse Saliu dihet që është në hall. Sepse është në SPAK me akuzë për korrupsion.
Dhe akuzën nuk e ka të lehtë.
E keni parë Saliun që nuk flet më fare për SPAK – un?
Se e ka shpresën tek veglat e tij që mendohet se i ka ende në SPAK. Po këto vegla, a kanë fuqi nëse janë vërtet si edhe vargu i korrupsionit Sali?
Jo, asgjë nuk bëjnë dot jashtë ligjit në SPAK, se janë të detyruar të respektojnë ligjin ngaqë tani kanë ardhur në SPAK edhe ekspertët ndërkombëtarë, njëlloj si edhe disa muaj më parë.
Domethënë që pritet sigurisht drejtësi në SPAK për këtë rast?
Po Saliu, a mund të marrë pafajësi?
Për këtë nuk e di se çfarë të them, sepse ai është një proces penal dhe unë nuk i njoh provat. Kurse tani që do të fillojë procesi në fakt, sigurisht që do të njihemi saktësisht me provat dhe do ta shoh profesionalisht edhe procesin.
Gjithsesi duhet të theksojmë se përderisa u rikthyen ekspertët ndërkombëtarë në SPAK, kuptohet se edhe elita ndërkombëtare që po mbështet Shqipërinë do t’i qëndrojë devizës që ka thënë edhe ish- presidenti Biden kur u shpreh: “Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga korrupsioni”.
Ja, kjo është gjendja, por ata që po merren me historinë aktuale dhe politike të Shqipërisë kuptohet se janë në SPAK, dhe sigurisht që SPAK do të vijojë të japë drejtësi, ashtu siç ka funksionuar deri tani, që nga krijimi kushtetues i tij si një Gjykatë e Posaçme.
Dhe, për faktin që politika amerikane u rikthye sërish në aktivitetin pro-shqiptar për ndihmë juridike në SPAK, sigurisht që, besimi te vlera e SPAK si një pushtet gjyqësor i drejtë dhe profesional, do të vijojë të reflektojë në opinionin publik të Shqipërisë.
Dhe duhet të kuptohemi drejt: nëse ndërkombtarisht nuk do të kishte filluar reforma në drejtësi në Shqipëri, shoqëria shqiprare do të shkonte drejt një shpërndarjeje të thellë.
Por tani që SPAK po vijon punën sërish me ndihmën e ekspertizës ndërkombëtare, tregon që korrupsioni i lartë shqiprar i ka ditet e numëruara. në Shqipëri.
Dhe na duhet të theksojmë gjithashtu se Shqipëria vijon të jetë sërish një interes i madh i politikës amerikane. Dhe ne duhet të jemi të qartë se, sa më i madh të jetë konflikti politik midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, aq me e madhe do të jetë nevoja historike e Amerikës për të pasur një partnership të fortë me Shqipërinë dhe politikën shqiptate.