Pse e kërkoi dhe pse më pas e fshehu Celibashi përgjigjen nga DHL?

3 Minuta Lexim

Rreth një javë më parë pas thirrjeve për auditim të procedurave të marrjes dhe dorëzimit të zarfeve nga votuesit e diasporës në Greqi, të bëra nga Zonja Topalli, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i nisi një letër zotit Qirjako Koçollari si drejtues i filialit Shqiptar të DHL.

Deklarata për median e Zonjës Topalli i mjaftoi Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve që ai të kërkonte të dhënat nga DHL.

Sot u zbulua se Kompania qenka përgjigjur!

Shkresa me përgjigjet për pyetjet e Komisionerit mban datën 9 Maj 2025.

Pra Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka marrë dijeni nga posta elektronike për përmbajtjen e letrës që prej datës 9 Maj.

Me siguri shkresa është nisur edhe në rrugë zyrtare. Mbase edhe me postën DHL.

Ajo që sot dihet me siguri është që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, nuk publikoi përgjigjen, por në vend të kësaj, zgjodhi që të nxirrte një urdhër të kundraligjshëm ku detyronte numeruesit që të nxirrnin mënjanë zarfet me vota të diasporës në Greqi.

Pra zonja Topalli trumbeton auditimin, kurse Celibashi nis kërkesa për mbledhjen e të dhënave.

Celibashi po grumbullo të dhëna per auditimin që ka në kokë Jozefina?

Dhe po nxjerr mënjanë zarfet që duhet ti auditoje Jozefina?

Sa zarfe kishin mbërritur nga Greqia në orën që Celibashi nxorri urdhërin për t’u sistemuar mënjanë?

Mënjanë janë vetëm ato zarfe, apo ka edhe të tjera që kishin nisur të liheshin mënjanë me kohë?

Mbetet fakt që Komisioner Celibashi, në datë 9 Maj mori përgjigje shterrurse nga DHL. Por e mbajti të fshehtë!

Po Jozefinës ja nisi, apo ja mbajti të fshehtë edhe asaj?

Urdhërin e kundraligjshem dhe në tejkalim të kompetencave, Celibashi e ka nxjerrë pasi ka marrë sigurinë e procesit dhe shpjegimet nga DHL.

Askush nuk i beri shkresë Celibashit që ai të ndante më vehte zarfet e ardhura nga Greqia.

Përgjigja nga DHL duhet ta kishte bërë Celibashin që të urdhëronte siç e detyron Ligji, numërimin sipas ligjit te votave te ardhura nga diaspora pavarësisht nga vinin ato vota.

Celibashi nuk bëri atë që i urdhëronte ligji. Urdhëroi që zarfet e Greqisë të ndaheshin veç. Në kundërshtim me Ligjin!

Nga votat e Greqise, PS ka pritshmëri për 2-3 mandate plus.

Për llogari të kujt vepron Celibashi?

Kush humb e kush fiton nga votat e Greqisë? (VNA.al)

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull