Rama shkon në selinë e PS-së, nuk komenton rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve: Të mbarojnë një herë

1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në selinë e Partisë Socialiste të martën paradite.

Në hyrje të selisë është takuar përzemërsisht nga një grua e moshuar e cila e ka uruar për suksesin në zgjedhjet e 11 majit.

I pyetur nga gazetarët për një koment për rezultatin, Rama është përgjigjur i buzëqeshur: “Të mbarojnë një herë zgjedhjet, pastaj”.

Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka siguruar mandatin e katërt, me një rezultat historik, pasi projeksioni i deritanishëm i jep plot 82 mandate.

Partia Demokratike parashikohet të marrë 52 mandate, Partia Social Demokrate 3 mandate, ndërsa nga 1 mandat duket se do të marrin edhe Partia Mundësia, Lëvizja Bashkë dhe Koalicioni Shqipëria Bëhet.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull