“Rekord europian” – Kryeministri Rama jep lajmin: Aprovohet hapja e një tjetër grupkapitulli të negociatave!

1 Minuta Lexim

Kryeministri i vendit Edi Rama ka dhënë lajmin se një tjetër grupkapitull për negociatat me Bashkimin Europian është aprovuar për tu hapur.

Rama e ndau lajmin në një bashkëbisedim live me ndjekësit në rubrikën “Sy m’Sy” në Facebook teksa theksoi se deri më tani janë hapur 16 grupkapituj dhe së shpejti do të hapen edhe 8 të tjerë, duke e çuar numrin total në 24 nga 35 gjithsej.

“Dje kur po shkoja në Fier, mora lajmin se grupkapitulli tjetër i negociatave u aprovua për t’u hapur. Pra kemi hapur 16, hapim edhe 8 të tjerë tani.

Mbeten edhe 11 për t’u hapur dhe kam besim dhe shpresoj  e uroj që me fuqinë e re të 11 majit të hapim edhe 11 të tjera brenda këtij viti.

Do të ishte rekord evropian se asnjë vend s’i ka hapur të gjithë kapitujt në një vit dhe asnjë tjetër me afat në tre vjet. Fati evropian është në duart tona”, u shpreh Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull