Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shfaqur së fundmi me pamje të re, ku vërehet qartë se ka kryer një mbjellje flokësh ndërsa kryen dënimin në burg.
Gazetari dhe botuesi i gazetës TemA Mero Baze, në një reagim ironik në rrjetet sociale, ka ngritur një pyetje se si mund të ketë ndodhur mbjellja e flokëve.
Ai vijon duke e lidhur rastin me atë të Erion Veliajt, i cili është marrë i pandehur për një status në Facebook nga burgu.
”Jam kurioz si ka funksionuar kjo mbjellja e flokëve të Salianjit. A ka shkuar ky në klinikë apo ka shkuar klinika në burg?
Se Erion Veliaj është marrë i pandehur për statuse në Facebook nga burgu. Pyes, meqë ka dalë fjala që burgjet janë nën kontroll”, shkruan Baze.