Partia Demorkatike ka tentuar ta banalizojë rrahjen massive të ndodhur në mitingun përmbyllës në Elbasan, ku mbeti i plagosur edhe djali i Luçiano Boçit.
“Në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë mitingut përmbyllës të Partisë Demokratike në Elbasan, Partia Demokratike Dega Elbasan dëshiron të sqaroj opinionin publik se bëhet fjalë për një konflikt të natyrës krejtësisht banale mes disa të rinjve, pa asnjë lidhje me përplasjen e grupeve mbështetëse të kandidatëve apo me organizimin e Partisë Demokratike.
Partia Demokratike Elbasan u bën thirrje të gjithë qytetarëve të mos ndikohen nga manipulime të tilla keqdashëse dhe të mbeten të fokusuar tek qëllimi ynë i përbashkët: fitorja e vlerave demokratike dhe ndryshimi që Elbasani dhe Shqipëria meritojnë”, thuhet në deklaratë.
Por kjo deklaratë është përgënjeshtruar nga gruaja e Luçiano Boçit, djali i të cilit mbeti i plagosur.
“Konflikti nuk është i natyrës banale, por tërësisht politik.
Do e çojmë deri në fund zbardhjen e plotë të tij”, shkruan Blerina boçi, gruaja e Luçiano Boçit, poshtë deklaratës së PD.