Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, kryetari i delegacionit të RTSH: Pritshmëritë në natën finale janë të mëdha

4 Minuta Lexim

Shqipëria po shkëlqen këtë vit në skenën e madhe të Eurovisionit, falë një paraqitjeje elektrizuese nga grupi Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”. Performanca e tyre në Bazel të Zvicrës është cilësuar si një ndër më të fuqishmet artistikisht, duke sjellë një përzierje unike të muzikës moderne me elementë të theksuar folklorikë shqiptarë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, Edvin Shvarc, kryetar i delegacionit të RTSH-së në Eurovision 2025, theksoi se pritshmëritë jo vetëm janë përmbushur, por edhe tejkaluar.

Arriti pritshmëritë madje mund të themi që ka shkuar përtej, sepse kënga “Zjerm” mund të konsiderohet shumë interesante edhe nga pikëpamja e ndërtimit të materialit muzikor edhe të lirikës kuptimplote dhe atë që përcjell për më tepër është një shprehje e drejtpërdrejt e vet misionit që ka Eurovizioni, i cili synon në promovimin e unitetit”, u shpreh Shvarci.

Ai shtoi se artistët kanë shkëlqyer në çdo aspekt, nga interpretimi dhe kërcimi, te emocionet që kanë përcjellë në publik. Sipas tij, “Zjerm” ka fituar zemrat e dëgjuesve, madje edhe të atyre që nuk e kuptojnë gjuhën, përmes fuqisë emocionale dhe identitetit kulturor që mbart.

Artistët shkëlqyen me performancën e tyre interpretimin kërcimin, ishin të mbushur me emocione jo vetëm ata por edhe pjesa tjetër e delegacionit. Jo vetëm nëpër holl dhe korridore ku po zhvillohet festivali por edhe nëpër rrugë mund të dëgjosh njerëz që këndojnë këngë me fjalë që nuk i kuptojnë të këngës “Zjerm”. Identiteti qëndron pikërisht në larminë që paraqet secili nga vendet përfaqësuese dhe në rastin konkret uniteti shprehet nëpërmjet elementeve të muzikës folklorike moderne nën ritmin e së cilës po ecën dhe po përparon sot muzika. Kjo këngë nga dëgjuesit nga kritikët dhe organizatorët është kaq e veçantë sepse është një ndërthurje midis tradicionales dhe modernes çka e bën këngën sa u unike në përmbajtje aq dhe për bashkuese në paraqitjen në paraqitjen skenike. Një element tjetër që i rrit vlerat këngës dhe interpretimit të saj është gjuha amtare”, tha Shvarci, duke nënvizuar rëndësinë e përdorimit të gjuhës shqipe si një vlerë artistike e shtuar.

Kryetari i delegacionit shqiptar u shpreh optimist për rezultatin final, duke thënë se performanca e Shkodrës Elektronike është një nga më të përkryerat që Shqipëria ka sjellë ndonjëherë në Eurovision, dhe se pritshmëritë për një renditje të lartë janë reale.

Është e veçantë mënyra se si kemi zgjedhur të përfaqësohemi këtë vit në Eurovision, dhe kjo mënyrë na bën të ndjehemi shumë dinjitoz dhe me integritet. Sepse interpretimi këtë herë shumë i veçantë dhe unik. Mund të ngjitet në podiumin e nderit dhe ka shumë shpresa sepse te dy artistët janë të bindur për interpretimin, pamjen skenike, me çdo element që Shkodra Elektronike po konkurron në Eurovision këtë vit është pothuajse i përkryer, kështu që pritshmëritë janë të mëdha. Ka shumë gjasa që juritë profesioniste të vendeve anëtare të votojnë në mënyrë profesionale pa marrë parasysh arsyet e tjera”, u shpreh ai.

/RTSH/

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull