SI PËR DITËN E VLLEHËVE, 23 MAJ

3 Minuta Lexim
Nga Thanas Medi-
Vllehët zgjodhën malet për të jetuar, pasi kështu mund t’i shpëtonin më mirë trysnisë së asimilimit prej të tjerëve. Ata nuk e patën kurrë shtetin e vetë, ndoshta ngaqë e ndjenin se qenë rrënjëshkulur, të vajtur në trojet ku jetonin. Martesat i bënin brenda rrethit të njohjes në mes tyre, duke respektuar me fanatizëm breznitë, të parë, të dytë apo të tretë, pasi u trembeshin pasojave të gjakut të njëjtë e kështu ngrihej një barrierë tjetër për mos depërtimin e të huajit. Vllehët janë nëpunësit më të aftë e qytetarët më të rregullt të një shteti, ngaqë priren më tepër për të punuar, sesa për të drejtuar. Sesa punën kolektive, parapëlqejnë punën e lirë, se u rrjedh liri e tepërt në rremba dhe vuajnë të afirmojmë aftësitë e tyre. Vllehët e duan tjetrin, të ndryshmin prej tyre, mjafton mos u shkelet dinjiteti dhe krenaria. Në mes tyre e kanë të vështirë të merren vesh, pasi secili pretendon të jetë më i miri, më i pari. Vllehët janë patriot të mirë dhe jo nacionalist të sëmurë, ngaqë, (si njerëz pa kufij), kufijtë për ata janë gjëja më pak e rëndësishme. Ata kanë sot me dhjetëra emërtime, ca të vënë nga vetë ata, ca nga të tjerët, herë për një dukuri jete, herë si përqeshje miqësore, për të qenë më pak e ligjëruar..”Vllehë mali”. (Me këta merret më gjerësisht romani “Fjala e fundit e Sokrat Bubës “). Këta janë dhe banorët më të fundit të maleve, luginave, pllajave, që tani vonë, vitet 70 – dhjetë të shekullit të kaluar, në Shqipëri, u detyruan të ingranohen në jetën urbane. Dhe pikërisht për këtë, mbartin cilësitë më të pastra të genit, janë dëshmitarët më autentikë të një popullate a race në zhdukje. Kur asimilohen, vllehët bëhen më shqiptarë se shqiptarët apo më grek se grekët, ndoshta se kështu përjetojnë mungesën e hershme të një shteti tërësisht të tyre. Cilësitë më të mira të genit kanë arritur t’i ruajnë dhe në kohët moderne, pasi prej tyre pothuajse nuk ka vrasës, keqbërës, drogaxhinj, burgaxhinj, mafioz etj. Nëse do qe një vllah kryeministër, Shqipëria do ishte futur prej kohësh në Evropë, pasi ata, për shkak dhe të hapësirës së pamatë ku kanë jetuar ndër shekuj, janë evropianë të lindur. (Përshtypje personale).
TA GËZOJNË SA MË GJATË DITËN E TYRE!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull