Nga Thoma Gellci-
Sam Altman, një nga figurat kryesore të OpenAI, ka nisur zyrtarisht në SHBA projektin e tij të ri të diskutueshëm: World (më parë i njohur si Worldcoin). Ideja? Një pajisje e quajtur Orb skanon syrin dhe fytyrën tënde për të krijuar një IrisCode të veçantë – një lloj pasaporte dixhitale që vërteton se je njeri, jo robot.
Për çdo skanim në SHBA, përdoruesit marrin 16 monedha WLD si shpërblim, ndërsa plani madhor është ndërtimi i një identiteti global dhe shpërndarja e kriptomonedhave si një formë të ardhure bazë universale.
ShBA-ja ka nisur projektin në 6 qytete kryesore (Atlanta, Austin, Los Angeles, Miami, Nashville, San Francisco), ndërsa janë bashkuar edhe emra të mëdhenj si Visa (për një kartë World Visa) dhe Tinder (për verifikimin e moshës në Japoni).
Gati 12 milionë njerëz janë skanuar deri tani në të gjithë botën… por sigurisht, nuk mungojnë shqetësimet për privatësinë dhe kontrollin.
A është ky një hap drejt një të ardhmeje dixhitale më të drejtë, apo fillimi i një bote ku çdo sy bëhet kod?
Çfarë mendoni ju?
A do ta skanonit ju syrin për disa kriptomonedha?