Socialistët festojnë sot fitoren e mandatit të katërt

1 Minuta Lexim

Socialistët do të festojnë mbrëmjen e sotme fitoren e 11 majit.

Ftesa e dërguar në grupet e komunikimit të përdorura nga Partia Socialiste në fushatë, thekson se organizimi do të zhvillohet në orën 18:00, në ambientet e Pallatit të Brigadave.

Të ftuar janë kandidatët e PS-së në listat zgjedhore të 11 majit, por jo vetëm.

Në këto zgjedhje, PS fitoi një mandat të katërt, historik, duke siguruar plot 83 vende në Kuvendin e Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull