Sekretari i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përplasur me disa votues në Vorë ne një qendër votimi. Ai dëgjohet duke kërcënuar votuesit, ndërsa i paralajmëron se “do ta shikojnë” pas 11 majit.
“Keni intimiduar. E shoh se çfarë qytetari i lirë je. Ta tregoj unë. Janë pajisur të gjithë me karta vëzhguesish. Do ta shohim pas 11 majit”, tha Noka.
Ky nuk është një rast i izoluar kur Partia Demokratike merr rolin e protagonistes për keq në këto zgjedhje.
Më herët, kandidatë dhe përfaqësues të saj partie kanë hyrë nëpër qendra votimi dhe kanë bërë thirrje që votuesit të votojnë Partinë Demokratike, sjellje kjo, e cila bie ndesh me Kodin Zgjedhor.