“Vota e Greqisë u manipulua” PD: S’do të lejomë përfshirjen në rezultatin përfundimtar

2 Minuta Lexim

Partia Demokratike nuk do të pranojë që numërimi i votave të Greqisë të përfshihet në rezultatin final të zgjedhjeve, pasi sipas tyre janë të manipuluara. Demokratët kanë ankimuar serish KAS vendimin e KQZ. Jozefina Topalli tha procesi i ruajtjes dhe dorëzimit të zarfeve nga Greqia dështoi.

“Ky është rasti më flagrant i thyerjes së çdo norme dhe çdo standardi të procesit të votimit të shkruar në Kodin Zgjedhor. Mesa shihet, rezultatet shkojnë deri në 85% për PS në Fier, mund të shkojnë në Berat, e njëjta fenomen është në të gjitha qarqet, Durrës etj. Është një proces që siç e kemi thënë, i pakontrolluar dhe kontraktorët e DHL që është në kundërshtim me marrëveshjen që është bërë midis tyre dhe KQZ, mesa duket janë kooptuar nga strukturat e pushtetit në Greqi. Këtë e kemi kuptuar me logjikë që ditë më parë dhe në mënyrë të veçantë në Athinë, Selanik e Kretë postën e ka bërë partia në pushtet. Në këto kushte, procesi i marrjes së zarfeve nuk është bërë nga DHL por nga njerëz të tjerë dhe rezultati që kemi sot është larg reales.PS mund të fitonte sot, mund të shtonte vota, por rezultat 90% unë personalisht besoj se kjo gjë në 2025 mund të ndodhte në Korenë e Veriut, por për shkak të ndryshimit të sistemit ka ndodhur dhe në Shqipërinë tonë të dashur, dhe ky është një shpartallim i procesit zgjedhor”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull