Votat nga Greqia, numërohen 16 mijë zarfe nga 53 mijë në total

1 Minuta Lexim

Këtë të shtunë ka nisur numërimi i votave nga Greqia. Një proces ky që u bllokua nga Partia Demokratike e cila kërkoi pezullim të vendimit të kreut të Komisionit Qendror Ilirjan Celibashi.

Gazetari Andon Kello tha për ABC News se deri në (ora 13: 15) janë numëruar 16 mijë zarfe nga 53 mijë në total. Kukësi është i parë që ka përfunduar numërimin e votave nga Diaspora.

Megjithatë pritet të shihet nëse në përfundim të numërimeve të mbi 50 mijë votat e emigrantëve në Greqi, do të ndikojnë ose jo në lëvizjen e mandateve.

Ndërkohë kryekomisioneri, Celibashi këtë të shtunë do të zhvillojë edhe një konferencë në orën 16:00 lidhur me ecurinë e këtij procesi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull