Beograd, 5 maj 2025 – Lëvizja për Rimëkëmbjen e Mbretërisë së Serbisë (POKS) tha se është njoftuar se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është kapur në tentativë për të hyrë në darkën e donatorëve Partisë Republikane në Florida.
“Presidenti i Serbisë është kapur në tentativë për të hyrë në Konventën e Bajronit me emrin e rremë Alex Vucci, në shkelje të ligjit dhe me mirësjellje i është kërkuar të largohet nga SHBA-ja”, tha Vojislav Mihailoviq, president dhe deputet i POKS-it, transmeton Danas.
Ai tha se Vuçiq i ka turpëruar kështu Serbinë dhe serbët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ai i ka turpëruar serbët në SHBA dhe në mbarë botën. Duke bërë kështu, ai u ka shkaktuar dëme serioze serbëve në SHBA, falë të cilëve Serbia e ka zbuluar të vërtetën”, tha ai.
Mihailoviq theksoi se Serbia, “me Vuçiqin në krye, nuk ka asgjë të mirë për të shpresuar kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me këtë vend”.
Ai tha se Vuçiqi e keqpërdori edhe Akademinë Mjekësore Ushtarake të Serbisë në përpjekje që të vë në lajthitje opinion publik në Serbi, por theksoi se ai nuk ia ka dale ta bë këtë, sepse, siç është shprehur, “askush nuk e ka besuar këtë shfaqje”.
Më herët, ish-diplomati jugosllav, Nerbojsha Vujoviq, ka thënë se Vuçiqit i është ndaluar hyrja në darkën e donatorëve të Partisë Republikane nga shefja e kabinetit të Presidentit Trump, Suzan Wajls.
Para se të kapej duke u kontrabanduar Vuçiq kishte deklaruar për medien në Serbi se do të kishte dy takime me Presidentin amerikan, Donald Trump, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit dhe Partisë Republikane të SHBA-së.
Më 3 maj, mediet proqeveritare në Serbi raportuan se Presidentit Vuçiq i është përkeqësuar papritur gjerndja shëndetësore, prandaj është kthyer menjëherë në Serbi.
(r.m.)