“Amerika sa më shpejt në Ballkan” – Admirali i SHBA: Vuçiç një bandit, do të pushtojë Kosovën

2 Minuta Lexim

Amerika po njeh fytyrën e vërtetë të Serbisë dhe presidentit të saj. Në një seancë dëgjimore në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, u përmend rreziku për Kosovën që vjen nga Aleksandër Vuçiç me dëshirat e tij për pushtim dhe u dhanë direktiva se si duhet të sillet Uashingtoni në raport me Ballkanin Perëndimor.

“Mendoj se Serbia dhe Republika Srpska janë të dy aktorë të këqij që e vënë në rrezik stabilitetin e Ballkanit. Liderët e tyre, Vuçiç dhe Dodik, janë banditë. Dodik qëllimisht po kërkon ta shndërrojë Bosnjën në një kuti shpërthyese, ndërsa Vuçiç ka synime për të eliminuar sovranitetin e Kosovës.

Reagimi ynë duhet të jetë i fuqishëm, duhet të mbështesim KFOR-in, që është një forcë e NATO-s garantuese e stabilitetit. Kosova si një forcë stabilizuese, sigurohuni që është e pajisur siç duhet me mbështetjen europiane dhe amerikane, por më e rëndësishmja, ne duhet ta çojmë Kosovën në rrugën e integrimit të mëtejshëm euroatlantik përmes Bashkimit Europian dhe NATO-s”, tha Mark C. Montgomery, admiral në pension.

Admirali i ushtrisë amerikane në pension kërkon nga Shtetet e Bashkuara që të përdorë fuqinë që ka për të shtyrë vende si Spanja, që janë kundër avancimit të integrimeve euroatlantike, të lejojnë Kosovën të hyjë në mjedisin e vëllazërisë europiane. Vëmendje të madhe për Ballkanin Perëndimor nga Uashingtoni kërkoi edhe ish ambasadorja e SHBA-ve në NATO.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull