“Do ta nxij jetën po s’më dhe 3 mijë euro” – Efektivi i burgut kërcënon dhe shantazhon të dënuarin, letra që e “fundosi”

2 Minuta Lexim

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhër SPAK që të hetojë rastin e një punonjësi në burgun e Durrësit.

Top Channel raporton se ndaj efektivit me ininciale G.Kushi, prokuroria qytetit të Durrësit kishte ngritur akuzën e korrupsionit pas denoncimit të një të burgosuri se ai e kishte shantazhuar dhe kërcënuar nëse nuk do t’i jepte një shumë të konsiderueshme parash.

“Do ta nxij jetën këtu në burg, nëse nuk më jep 3 mijë euro”, thuhet se i ka thënë efektivi të burgosurit.

Pasi e ka paralajmëruar, polici i ka lënë në një letër të verdhë me shkrim dore numrin e llogarisë, ku familja e të burgosurit duhet të hidhte shumën.

Siç rezulton, pas denoncimit të të burgosurit prokuroria e Durrësit kreu ekspertizën e shkrimit dhe me dyshimet se shkrimi i përkiste policit ngriti akuzë ndaj tij, dhe pikërisht atë të korrupsionit.

Sipas burimeve të TCH rezulton se paratë nuk janë paguar, ndërkohë që çështja me komunikimin e akuzës dhe marrjen si të pandehur të policit u dorëzua tek një gjyqtar paraprak i këtij qyteti, i cili ka shpallur moskompetencën me konstatimin se ky hetim dhe gjykimi duhet shqyrtuar nga gjykata antikorrupsion në Tiranë.

Gjyqtari Erjon Çela sipas Anila Hoxhës pasi ka shqyrtuar çështjen ka vendosur që aktet  hetimore të rikonsiderohen edhe njëherë nga SPAK, që duhet të bëjë të njëjtat veprime dhe t’ja dorëzojë të pandehur policin.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull