Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në fjalën e tij në eventin “Përtej monitorimit: Drejt një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”.
Celibashi u shpreh se në lidhje me procesin e zgjedhjeve të 11 majit ka pasur problematika.
Në një analizë të fushatës, Celibashi ka deklaruar se liderët e dy partive kryesore në vend bënë një fushatë të ashpër me retorikë që kulmonte me sulme personale.
Më tej ai u ndal në raportin e OSBE- ODIHR, ku tha se vëzhguesit gjetën se administrata dhe qeveria u përdor në fushatë në avantazh të mazhorancës.
“Askush nuk konteston gjetjet e OSBE-ODIHR. Kjo e bën më të lehtë dhënien e gjykimeve të drejta të procesit zgjedhor. Dhe pse partitë kanë lexime të ndryshme të të njëjtave gjetje. Nisur nga vlerësimet dhe gjetjet paraprake për zgjedhjet e 11 majit duhet të pranojmë se kemi akoma probleme.
Duhet të heqim mundësinë për të vënë në diskutim integritetin e procesit zgjedhor. Duhet një reformë reale gjithëpërfshirëse. Mazhoranca shpresoj mos të jetë pengesë për të pasur konsensus në lidhje me atë se çfarë duhet të përmirësojmë në procesin zgjedhor në Shqipëri”, tha ai.