Dy partitë e mëdha vijojnë të humbin vota/ Rinumërimi për qarkun e Tiranës, Dogjani “përplaset” me Rusmajlin

1 Minuta Lexim

Kemi arritur tashmë në ditën e pestë të procesit të rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës, proces që po kryhet në pallatin e sportit “Farie Hoti”.

Bëhet e ditur se janë numëruar tashmë 462 kuti , ndërsa mbeten edhe rreth 60 për qind e tyre ende për t’u numëruar.

Dy partitë e mëdha, pra Partia Socialiste dhe koalicioni PD-ASHM kanë humbur vota nga numërimi fillestar. Përkatësisht PD ka humbur 221 vota dhe PS 194.

Koalicioni Euroatlantik 10 vota dhe Djathtas për Zhvillim 7 vota.
Ndërkohë është shënuar edhe një përplasje verbale mes kandidatit të PD Asllan Dogjani dhe anëtarit të KAS Ilir Rrusmajli.

Dogjani pretendoi se një fletë votimit ishte shpallur gabimisht e pavlefshme, votë që ishte për të.
KAS pretendoi se vota nuk ishte vendosur brenda kutisë së votimit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull