Edicioni i gjashte i “Neteve te Bejkes se Bardhe” ne Pilurin e Festivalit

4 Minuta Lexim

Nga Kristo Çipa, Mjeshter i Madh

Edicioni i gjashtë i festivalit folklorik “ Netët e Bejkës bardhë”-Pilur u mbyll me jehone dhe vleresime nga pjesemarresit dhe ndjekesit e apasionuar. Përveç lodhjes fizike dhe ngarkeses qe te jep administrimi i nje veprimtarie te tille ne kushtet e mungesave qe jane te natyrshme ne nje fshat, në mëndje ende më trokasin motive këngësh vëndçe, ritme vallesh, duartrokitje të vazhdueshme, përshëndetje personalitetesh dhe erë, erë e vazhdueshme në flamuj, dekor, bredha dhe në rrapin e sheshit te Pilurit.
Ne kete edicion morën pjesë rreth 18 grupe konkuruese dhe përshëndetëse me rreth 200 artistë amatorë dhe profesionistë. Për këta të fundit, Asamblin Shtetëror i Këngëve dhe valleve, rezervojme një falënderim të veçantë për përkushtimin, gadishmërinë por mbi të gjitha, për përjetësimin e këngëve dhe valleve tëPilurit ne repertorin e trupes!
Në këta 200 artist rreth gjysma ishin artistë të rinj dhe të tjerët të rritur e te moshuar nëpër skena si legjendaret Golik Jaupi, Milto Gjiçali, Grupi i Dukatit,Leni Mërkuri ,”10 Shqiponjat” e Tërbaçit, Guri Rokaj i Mallakastrës etj,.
Por zemra të bëhet mal kur shikon që krahas Milto Gjiçalit i bie dyares edhe Niko, nipi i tij që përveç ankthit të motiveve baritore, kapërcen edhe ledhin e thatë të opinionit të moshës, duke paralajmeruar vijimin e tradites se instrumentave piluriote.
U interpretuan rreth 70 numra me këngë e valle, të cilat sivjet ishin me shumë cilësi dhe pretendime. Pati ne kete prurje edhe disa tendenca të izoluara për të rikthyer në skena në emër të moshës së krijimit, edhe kënge me karakter religjioz që u zbehën si hiri kur digjet letra.
Konkurenca ishte e lartë dhe juria nga më profesionalet në fushën e folklorit me shumë mënçuri, barazi dhe drejtpeshim dha këto vlerësime:
Çmimi i parë “Lefter Çipa” iu dha grupit ”Saranda”.
Çimi i dytë “Maliq Lila” iu dha Grupit të Dukatit.
Çmimi i dytë ”Maliq Lila” iu dha grupit ”Djemtë e Bogonicës”.( Urime dhe vazhdimësi!)
Çmimi i tretë “Feti Brahimi” iu dha grupit të të Rinjve të Delvinës.
Çmimi i tretë “Feti Brahimi” iu dha grupit ”Djemtë e Lumit te Bardhë”.
Çmimi special “Haxhi Dalipi” iu dha legjendarit Grupi i Bënçës-Tepelene.
Çmimi vlerësues ju dha grupit “Nektari i polifonisë”.
Nderkohe qe juria ndau edhe çmimet individuale.
Marrësit më të mirë me titujt:
“ Dhimitër Varfi” Vendim Zyko,
“ Ermioni Mërkuri” Behije Dida,
Kthyesit më të mirë me titullin:
“ Qirjako Bala” dy artistë Viron Laçaj, Shpresa Kapo Çela.
Hedhësit më të mirë me titullin
“Leni Mërkuri” dy artistëve:
Fatmir Tahiraj dhe Kapo Ferunaj.
Çmimi i parë i festivalit pati edhe një vlerësim prej 1000 eurosh, vënë në dispozicion nga presidenti i “Rexhina Grup” zoti Vasil Bedinaj ndaj të cilit gjej rastin të bëj një falënderim publik ë emrin tim personal, Asamblit folklorik “Bejkë e bardhë”, të banorëve të fshatit Pilur!
Falënderim edhe për Bashkinë Himarë dhe kryetarin, zotin Vangjel Tavo!
Falënderim për ata që na nderuan me pjesmarrjen dhe kontributin e tyre!
Falënderim edhe për banorët e fshatit tim Pilur!
Dy netë të bukura magjike në sheshin e këngës. Këngë e valle të bukura, këngë erë, erë, vallëzim pa fund!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull