Pa kaluar shumë ditë që kur Elon Musk u largua nga Departamenti i Efiçencës i njohur si DOGE, ka filluar përplasjet verbale me presidentin amerikan Donald Trump.
Ai vazhdimisht po i kritikon vendimet dhe veprimet e Trump, sa i përket taksave dhe çështjeve të ngjashme.
Në një paraqitje të fundit Musk tha se Amerika po falimenton jashtëzakonisht shpejt – dhe se sipas tij askush nuk duket se po interesohet.
“Po shtojmë 1 trilion dollarë borxh çdo tre muaj, se shpejti çdo dy, pastaj çdo muaj. Përfundimisht, do të jemi në gjendje të paguajmë vetëm interesa, si dikush që po mbytet në borxhin e kartës së kreditit” tha miliarderi amerikan.
Drejtori ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX shtoi se një gjë e tillë “nuk do të përfundojë mirë – dhe se duhet shkurtuar shpenzimet për t’u shmangur kjo”.