EVENTI I EDICIONIT TË DYTË TË KONKURSIT NDËRKOMBËTAR TË EKSELENCËS G. BELLI – F. LAMI TË AKADEMISË SHEKULLORE TIBERINA NË FIRENCE

3 Minuta Lexim
Më 27 qershor 2025, në Pallatin Medici Riccardi, në sallën e mrekullueshme Luca Giordano në Firence, u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve të Edicionit të Dytë të Konkursit Ndërkombëtar të Ekselencës G. Belli – F. Lami të Akademisë shekullore Tiberina. Këtë vit, konkursi iu përkushtua Danilo Dolcit (28 qershor 1924 – 30 dhjetor 1997), sociolog, poet, edukator dhe aktivist italian i kundërdhunës me rastin e 100-vjetorit të lindjes së tij.
Dolci është quajtur nga studiuesit: “Gandhi i Siçilisë” apo “Gandhi italian”.
Gjatë eventit u nderuan shumë poetë, shkrimtarë, eseistë dhe artistë të njohur.
Të gjithë poetët që fituan vendin e parë, përveç pllakës së çmimit, morën edhe certifikatën e të drejtës për botim nga shtëpia botuese G.C.L. edizioni, si dhe përfshirjen në Wikipoesia, në platformën enciklopedike dedikuar poetëve. Përveç kësaj, iu dha hapësirë e veçantë edhe autorëve të rinj, të cilët përfaqësuan trungun kryesor të eventit, duke dëshmuar se, në këtë periudhë trazirash të mëdha, ekziston ende shpresa për paqe, nëpërmjet zërit të fuqishëm të shkrimit, dhe në veçanti të poezisë.

Gjatë aktivitetit u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi midis Akademisë Tiberina dhe Universitetit Guglielmo Marconi, në prani të Drejtorit të Përgjithshëm Dr. Marco Belli.

Presidenca vendesi t’u ndajë çmime të veçanta tre librave të rëndësishëm jashtë konkursit: “Narcisismo Patologico”, “In Orizzonte di Tempo”, dhe “Una vita da Casanova – Ostuni”. Gjithashtu, u ndanë çmime speciale nga juria për disa poetë, shkrimtarë dhe të ftuar nderi, të cilët i shtuan vlerë të rëndësishme këtij eventi.
Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, u dhanë vlerësime edhe për personalitete të shquara të cilët kanë spikatur në fushën e Kulturës, Gazetarisë, Muzikës, Kinemasë dhe Arsimit. Ndër të ftuarit e nderit që u vlerësuan ishin edhe Damiana Natali, Drejtore e Orkestrës së Filarmonisë Italiane, kompozitore dhe pianiste, si dhe aktori i njohur i kinemasë dhe teatrit Patrizio Pelizzi, autor i librit “”L’essenza di un Sognatore – Esenca e një Ëndërrimtari” – botuar nga shtëpia botuese 96 Rue de-La-Fontaine Edizioni, i cili, përveçse foli për vlerat e poezisë, recitoi edhe disa vargje nga një poezi e shkruar personalisht prej tij.
Eventi u mbyll me përshëndetjet miqësore midis të ftuarve, konkurrentëve dhe presidencës.

– Kalorës, Dr. Franco Antonio Pinardi
President Nderi i Çmimit
President i Akademisë Shekullore Tiberina.

– Dr.ssa Antonietta Micali
Presidente e Çmimit
Drejtore e Departamentit të Letërsisë
Drejtore e Katedrës së Grave.

Përgatiti: Angela Kosta gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull