FAST Albania arreston shtetasin malazez, pjesë e një organizate kriminale

1 Minuta Lexim

FAST Albania ka ndihmuar në një operacion ndërkombëtar të koordinuar nga rrjeti ENFAST, duke kontribuar në kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Falë informacionit nga FAST Albania dhe shkëmbimit të tij me homologët nga FAST Spain dhe FAST Montenegro, Policia spanjolle arriti të arrestojë shtetasin me iniciale D. F., 43 vjeç, i kërkuar nga autoritetet malazeze për pjesëmarrje në një organizatë kriminale me veprimtari në fushën e narkotikëve.

Arrestimi u realizua në Spanjë.

Ndërkohë Gjykata e Podgoricës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” shtetasit D. F. në prill 2025, për dyshime të forta për përfshirje në veprimtari kriminale brenda një grupi të strukturuar kriminal.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull