Fatmir Mediu lë në mes gjyqin për Gërdecin e shkon sërish në SHBA, poston foto rrugëve e korridoreve: U ankova për drejtësinë

1 Minuta Lexim

Fatmir Mediu, ka lënë në mes gjyqin për Gërdecin dhe ka shkuar sërish në SHBA.

Ai thotë se u ankua atje për drejtësinë.

“Gjatë vizitës në Washington DC javën e kaluar, pata kënaqësinë të zhvilloja një darkë pune me Asistent Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA z Aaron Reitz me të cilin diskutuam për nevojën e një drejtësie të pavarur në Shqipëri e cila nuk përdoret për qëllime politike, drejtësi që respekon Kushtetutën, sigurinë juridike dhe një proces të drejtë ligjor.

Zhvillova takime në Kongres me kryetarin e Komisjonit për Europën Keith Self, Kryetarine grupit për Shqipërinë Robert Aderholt, Kongresmenin Pete Session kryetar i N/Komisjonit për politikat e qeverisë, anëtarin e Komisjonit të Drejtësisë Kongresmenin Lance Gooden, Kongresmenin Mark Vasey, në të këto takime bëra prezent dhe informova për problemet e manipulimit të zgjedhjeve dhe farsën elektorale në Shqipëri, bashkëpunimin e qeverisë me krimin e organizuar në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve. Të gjitha këto vlerësime janë bërë publike nga institucionet ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve”, shkruan ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull