Ka qenë një pasdite e rëndë politike, kur Gazment Bardhi me dosje në dorë, vetulla të ngritura dhe fytyrë të frymëzuar nga filmat investigativë u drejtua nga SPAK-u.
Jo për të çuar ndonjë oligark nga pushteti.
Jo për të ndëshkuar ndonjë ministër të Ramës.
Jo!
Por për të denoncuar… Flamur Nokën. Po, po, Flamurin!
Burrin që për pak vite kishte qenë koleg i tij, mik politik, dhe përfaqësues i së njëjtës flamur… të djathtë.
Gazmenti mbërriti me dosjen më të fryrë që ishte parë ndonjëherë në një fotokopjues partie.
Dhe brenda saj: fatura, plane ndërtimi, foto me dron, pamje satelitore, shënime banorësh që thoshin “po, kjo është vila e tij” madje edhe një shënim i vogël ku shkruhej:
“Për çdo rast, edhe nëse më mohon, unë i kam videot.”
Ai e quajti aktin e tij “luftë kundër korrupsionit”.
Ndërkohë vila? Vila dukej si një resort ku mund të pushojnë të gjithë të kallëzuarit e Shqipërisë bashkë. Ballkoni shihte nga Adriatiku, por çatia thoshte “takohemi në gjykatë”.
Gazi doli para mediave me seriozitetin e një prokurori norvegjez dhe deklaroi:
“Kjo vilë është ndërtuar në mënyrë të fshehtë. Nuk figuron në deklaratat e pasurisë. Kjo nuk është shtëpi, është simbol i kapjes!”
Gazi doli para mediave me seriozitetin e një prokurori suedez që nuk pranon as kafe me shefin.
Me dosjen në dorë dhe sytë që flisnin “kjo është çështje shtetërore”, deklaroi:
“Kjo vilë është ndërtuar në mënyrë të fshehtë. Nuk figuron në deklaratat e pasurisë. Kjo nuk është shtëpi, është simbol i kapjes!”
E ndërkohë Flamuri?
Ai i befasuar.
Tha: “As s’di çfarë thotë, s’kam lidhje me vilën. Mos ja fusim kot, more njerëz…”
Por Gazi nuk u tërhoq.
Eci përpara si një version protestues i Hercule Poirot me veshje të PD-së. Dhe gjithë Shqipëria, për një çast, u mbërthye para lajmeve:
“Kush është pronari i vërtetë i vilës së mistershme në Lalz?”
“A do flasë SPAK-u apo do flasë vila vetë?”
Dhe ja ku jemi.
As vila s’foli.
As SPAK-u s’tha gjë.
Por historia mbeti si një telenovelë politike që s’u mbyll kurrë vetëm ndërroi stinën. (Brryli Broadway)