I rikthehet punës Komisioni i Ligjeve, Alibeaj dhe Dogjani braktisin mbledhjen pas përplasjes me Bushkën

1 Minuta Lexim

I është rikthyer punës Komisionit të Ligjeve, duke mbajtur sot mbledhjen e radhës, e cila është shoqëruar me debate mes anëtarëve të opozitës dhe drejtueses Klotilda Bushka

Ndërsa mbledhja kishte në plan miratimin e kalendarit të punimeve të Komisionit dhe disa projektligje, Enkelejd Alibeaj dhe Asllan Dogjani deklaruan se miratimi i këtyre projektligjeve është në tejkalim të kushtetutës dhe se vendimet duhet të merren në Parlamentin e ardhshëm, duke zgjedhur që të braktisin senacën.

Pjesë nga debati: 

Asllan Dogjani- Nuk ka vend për të bërë ligje fallco. Në Shqipëri është instaluar diktatura. Edhe socialistët u përballën me një situatë kriminale.

Asllan Dogjani– Paratë e drogës, frika efekti më egikas. Rrezik për demokracinë. Gjatë numërimit u bë manipulim. Kishit çuar jo numërues por artistë.

Klotilda Bushka- Ky nuk është vendi për analizë zgjedhore.

Enkelejd Alibeaj– Ju mungon legjitimiteti pas 11 Majit. Miratimi këtyre projektligjeve në tejkalim të kushtetutës. Vetëm diskutime jo miratime. Miratime në Parlamentin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull