I shoqëruar nga partnerja, ylli i serialeve turke zgjedh jugun e Shqipërisë për disa ditë relaksi

1 Minuta Lexim

Protagonisti i njohur i serialit “Osmani”, aktori turk Burak Özçivit, ka surprizuar fansat shqiptarë me një vizitë të papritur në vendin tonë.

I njohur për rolet e tij ikonike në telenovelat turke, Özçivit ka zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e radhës për disa ditë relaksi dhe pushimi.

Aktori është parë së fundmi në qytetin bregdetar të Vlorës, i shoqëruar nga partnerja e tij. Në disa “InstaStory” të ndara nga një restorant lokal, ai shihet duke buzëqeshur me stafin, i veshur thjesht dhe sportiv, duke reflektuar qetësinë dhe kënaqësinë që po përjeton gjatë qëndrimit në bregdetin shqiptar.

Në postimin e fundit në llogarinë e tij në Instagram, Burak shfaqet në një aeroport, me mbishkrime që lënë të kuptohet se po niset për një vend të veçantë, që më pas rezultoi të ishte pikërisht Shqipëria.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull