Kopenhagen i rrëmben fronin Vjenës – Ja 10 qytetet më të mira për të jetuar në vitin 2025

1 Minuta Lexim

Qyteti i Kopenhagenit në Danimarkë është shpallur qyteti më i mirë për të jetuar në vitin 2025, duke rrëzuar nga froni Vjenën, e cila kishte mbajtur vendin e parë për tre vite me radhë.

Raporti vjetor i “The Economist Intelligence Unit” (EIU), i cili analizon 173 qytete në mbarë botën sipas kritereve si stabiliteti, kujdesi shëndetësor, arsimi, infrastruktura dhe kultura, publikoi listën e re për këtë vit.

Sipas raportit, Kopenhagen u vlerësua maksimalisht për cilësinë e jetës, infrastrukturën moderne dhe shërbimet sociale të zhvilluara. Vjena, ndonëse ra në vendin e dytë, vijon të mbetet ndër qytetet më të preferuara për jetesë në Europë.

Top 10 qytetet më të mira për të jetuar në vitin 2025:

Kopenhagen, Danimarkë
Vjenë, Austri
Zyrih, Zvicër
Melburn, Australi
Gjenevë, Zvicër
Sidnej, Australi
Osaka, Japoni
Auckland, Zelandë e Re
Adelaide, Australi
Vankuver, Kanada
Lista reflekton edhe ndikimin e stabilitetit global, zhvillimeve në sistemin shëndetësor dhe rimëkëmbjes post-pandemike në vendimmarrjen për cilësinë e jetës urbane.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull