Lirohen hapësira në plazhin e Currilave, Spillesë dhe Kepin e Rodonit, 3 nën hetim

1 Minuta Lexim

Policia e Durrësit ka vijuar aksionin për lirimi e hapësirave në plazhin e plazhin e Currilave, në plazhin e Spillesë dhe në Kepin e Rodonit.

– Advertisement –

Gjatë kontrolleve, në tri hapësira publike, në plazhin e Currilave, në plazhin e Spillesë dhe te Kepi i Rodonit, u hoqën dhe u sekuestruan në total 169 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 3 shtetas.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. D., 33 vjeç, N. S., 59 vjeç dhe A. R., 44 vjeç, banues në Durrës dhe në Tiranë.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull