Matura Shtetërore, zhvillohet sot testimi i dytë! Rreth 27 mijë nxënës do t’i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

2 Minuta Lexim

Maturantët do të zhvillojnë ditën e sotme provimin dytë, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Në total janë 27 mijë maturantë që u nënshtrohen testimit, të cilët jo vetëm mbyllin siparin e një cikli 3-vjeçar, gjimnazin, por edhe iu shërben si trampolinë drejt universitetit.

Rezultatet e fundit në këto provime, sikundër gjithë vitet e shkollimit do të jenë përcaktuese për të fituar një kuotë studimi në universitetet shtetërore dhe private në vend.

Provimi i standardizuar nis në orën 10:00 njëkohësisht nga 145 qendrat e testimit.

Maturantët kanë 2 orë e gjysmë kohë për t’u dhënë zgjidhje pyetjeve me alternativa dhe zhvillim të provimit.

Katër provimet e detyruara të Maturës Shtetërore zhvillohen me një javë distancë nga njëri-tjetri. Provimi i parë ishte ai i Gjuhës së Huaj që u zhvillua më 3 Qershor.

Sot, më 10 qershor, do të zhvillohet provimi kombëtar i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa më 17 qershor testi për lëndën e Matematikës.

Pasi të rinjtë të kenë marrë disa prej notave të provimeve të zhvilluara, më 24 qershor japin testin e fundit, atë të Lëndës me Zgjedhje, provim që tregon edhe orientimin shoqëror apo shkencor të maturantëve që do të aplikojnë në universitete.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull