Nga beqari më i lakmuar i Hollywood-it, DiCaprio gati për hapin e madh me modelen italiane

1 Minuta Lexim

Pas dekadash në qendër të vëmendjes për lidhjet e tij me supermodele dhe yje të showbiz-it, Leonardo DiCaprio duket se është më në fund gati për t’u vendosur. Sipas mediave ndërkombëtare, aktori hollivudian po planifikon një fejesë me modelen italiane Vittoria Ceretti.

Çifti është bashkë që nga gushti i vitit 2023 dhe lidhja e tyre është forcuar ndjeshëm muajt e fundit. Burime pranë aktorit thonë se DiCaprio, tashmë 50 vjeç, është i vendosur të heqë dorë nga jeta e tij beqare dhe të ndërtojë një familje me 27-vjeçaren Ceretti.

Ky zhvillim shënon një kthesë të madhe në jetën personale të aktorit, i cili për vite me radhë ka qenë i njohur për lidhjet e shkurtra me modele të famshme si Gisele Bündchen, Bar Refaeli dhe Camila Morrone, por asnjëherë nuk ka bërë një angazhim zyrtar.

Nëse thashethemet rezultojnë të vërteta, kjo do të ishte fejesa e parë publike për aktorin fitues të “Oscar”-it, duke i dhënë fund epokës së tij si “beqari më i lakmuar i Hollywood-it”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull