OKB-ja ka konfirmuar se disa nga stafi i saj ndërkombëtar dhe personat në varësi të tyre do të largohen nga Irani, pas konfliktit midis Teheranit dhe Izraelit.
Duke folur në Gjenevë të martën, Alessandra Vellucci, drejtoresha e Shërbimit të Informacionit të OKB-së, refuzoi të komentonte mbi numrin e personave të prekur.
“OKB-ja ka vendosur të zhvendosë përkohësisht disa personel ndërkombëtar jo-kritik për programin, si dhe personat në varësi të personelit ndërkombëtar”, tha Vellucci.