SPAK ka zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze, për goditjen e një grupi kriminal shqiptar të drogës.
Në një dalje për mediat, kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi se krimi shqiptar e ka shtrirë aktivitetin edhe në vendet nordike.
“Krimi shqiptar ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në vendet nordike, përfshirë Finlandën. Autoritetet lijgzbatuese nordike i kanë dhënë besim institucioneve tona.
Kjo na ka mundësuar goditjen disa grupeve kriminale, përgjegjës për trafikimin e disa drogërave.
Hetimi rezultat i një pune të gjatë, shpreh mirënjohje dhe vlerësim për partnerët finlandezë që kanë kontribuar në këtë hetim të përbashkët.
Falenderim për zyrën e oficerit ndërlidhës mes SPAK dhe autoriteteve finalandeze.”, theksoi Dumani.