Përshkallëzimi i sulmeve në Lindjen e Mesme, ministri Hasani: Evakuohen nga Izraeli 4 qytetarë të tjerë shqiptarë

1 Minuta Lexim

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka bërë me dije se 4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar nga Izraeli.

Ministri bën me dije se evakuimi i dy prej tyre është bërë i mundur përmes Jordanisë dhe dy të tjerëve nga Egjipti.

“Falenderojmë autoritetet Izraelite, Jordaneze, Egjiptiane dhe Ambasadën Austriake në Tel Aviv për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro.

Vijojmë të ndjekim me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet tona“, shkruan ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull