Shpëtim Osma, autori i plagosjes me armë zjarri së çiftit të bashkëshortëve Sami dhe Nadire Disha është vetëdorëzuar në polici.
Mësohet se Osma është vetëdorëzuar, pas ndjekjes nga policia për disa orë.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka nisur për motive banale dhe është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës nga autori, i cili është fqinj me çiftin. Ndërkohë që çifti i të plagosurve Sami dhe Nadire Disha janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.