Qeveria gjermane humbet procesin me azilkerkuesit

2 Minuta Lexim

Nga Bahri Cani-

Shuplakë juridike për qeverinë gjermane – azilkërkuesit nuk mund të kthehen menjëherë!
Gjykata Administrative në Berlin ka vendosur se dëbimi i azilkërkuesve menjëherë pas futjes në territorin gjerman, është në kundërshtim me ligjet gjermane.
Kjo do të thotë se Gjermania nuk mund të dëbojë personat që futen në territorin e saj dhe krëkojnë azill para, se të konstatojë nëse ata kanë të drejtë për azil, sipas rregullit të Dublinit. Vendimi futet në fuqi menjëherë.
Tre shtetas të Somalistë janë ankuar në Gjykatë, për dëbimin e tyre në Poloni me tren me datën 9 maj. Ata i ka kapur policia në stacionin hekurudhor në Frankfurt (Oder) gjatë një kontrolli dhe i ka kthyer menjëherë.
Kjo do to thotë se azilkërkusit kanë të drejtë të futen në Gjermani dhe të presin deri sa të konstatohet nëse kanë të drejtë për azil apo jo.
Ministri i Brendshëm Alexander Dobrint thotë se përkundër vendimit Gjermania do të dëbojë edhe më shumë njerëz që nuk kanë të drejtë azili. Qeveria e re gjermane pohon se gati një e treta e azilkërkuesve të ardhur në BE, Norvegji dhe Zvicër, rreth 230.000 nga 78.400 kanë ardhur në Gjermani. Dhe kjo është e papranueshme.
Dobrindt thotë se ky me Berlinin ka qenë vetëm një rast i ndarë dhe se Gjermania do të vazhdojë me dëbime. Por kjo me siguri që do të ketë edhe pasoja të tjera juridike. Cilat – do të shihet në ditët në vijim.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull