Nga Elvin Luku-
Nese videoja e publikuar nga gazetari Eraldo Harlicaj eshte vetem ajo prej 2.34 sekondash, e siguruar nga kamerat se sigurise as qe jam dakord, po fareeeee… fareeee…. me asnje nga reagimet puritaniste te organizatate gazetareve se ajo perben shkjelje etike… perkundrazi!
Po ca thoni o njerez, ajo video eshte nje fakt i paster gazetaresk, i cili sigurisht qe duhet te plotesohet me elemente te tjere verifikimi, identifikimi autoresh, kontekstualizimi, etj..
Po te ndalosh publikimin e asaj video, eshte nje lajthitje profesionale.
Madje, thirrjet dhe kritikat qe i jane bere gazetarit qe vendosi ta publikoje eshte cenimi i vertete i interesit publik
Po kur i thone e bere per shikueshmeri!
Uauuu… po ku ka gazetar ne bote qe nuk do qe materialit i tij ekskluziv te mos kete shume shikueshmeri. Problem eshte kur shikueshmeria vjen permes abuzimit profesional, por kur vjen nga fakte gazetareske ajo eshte jo vetem e mirepritur, por jetike… shikueshmeria dhe ndikimi i gjere i opinionit eshte burimi i frymezimit te gazetarit…
Dhe, sikur te mos mjaftonte kjo, gazetarin po e hetoka dhe Prokuroria per nxjerrje te materialit qe perben sekret hetimor…
Ore, ca e dine gazetarin roje te dosjeve?! Apo zedhenes shtypi te prokurorise…
Hihihi
Ne po ngaterrojme rende konceptet dhe shikoni ku jemi:
Gazetarin qe publikoi videon, qe ritheksoj, eshte fakt i paster gazetaresk, i cili duhet plotesuar me te tjera fakte, sigurisht, e kryqezoi:
Prokuroria, qellimi i te ciles eshte qe te nxjerre sa me pak elemente te dosjes
E denon AMA! – Qe sido ta rrotullosh prape AMA del
Dhe, per ironi,
E godet me ashper media dhe organizatat e medias!
Ku eshte shkelja etike o njerezzzzzzzzzzzzz!
Mua si gazetar me intereson:
1. A eshte autentike video?
2. A kam identifikuar sakte te rinjte?
3. A eshte informacioni qe jap me pershkrim i sakte (psh kur them thika ne duar, a eshte vertet thike se pamja eshte pak e turbullt, pikerisht per elemente etike)
4. A kam arritur te jape, krahas videos edhe kontekstin e ngjarjes dhe ecurine e hetimeve..
Nese cdo informacion eshte i sakte dhe i konfirmuar, duhet ti kerkoni falje gazetarit!