Sot 105 vjetori i Luftes se Vlores. Nje kenge 48 vjecare nga Grupi i Pilurit

2 Minuta Lexim
Sot shenohet 105 vjetori i Luftes se Vlores, e cila deshmoi trimerine dhe heroizmin e popullit shqiptar ne mbrojtje te trollit kombetar. Viti 1920 shenon nje nder faqet me te shkelqyera te historise dhe heroizmit tone kombetar, por ne menyre te vecante eshte prove e perjetshme e heroizmit te patrioteve shqiptare te Laberise, te cilet u perballen me ushtrine e nje vendi  me 60 milione, si Italia.
Kete faqe te shkelqyer populli shqiptar e ka perjetesuar ne dhjetra kenge e krijime.
Kenga e shkruar nga poeti Lefter Çipa dhe e kenduar nga Grupi i famshem i Pilurit ne vitin 1977, shenon njekohesisht 48 vjetorin e krijimit. Le ta risjellim per kurreshtjen tuaj tekstin e botuar ne vellimin e pare poetik te poetit te shquar te Laberise, te njohur ndryshe si “Princ i polifonise” shqiptare.
Selam Musa Salaria
Lefter Çipa
Zbret Selam nga Salaria
Të çliron Vlorën e tija,
Se ia kish zënë Italia.
S’kishte topa as armatë,
Po kish sëpatë e hanxharë,…
Qenë burra shqipëtarë
Me një mbret zunë davanë;
Me një mbret, një breshkangrënë
Që na kish zënurë vëndë,
Kish zënë Vlorë e Sazanë.
O Selam, gunëbardhë,
Ti shumë e deshe vatanë:
Fora jote si tërmeti,
Sa u tund dheu e deti.
Mu në Vlorë e në Babicë,
Zbritnë lebërit të gjithë;
Lebërit opinga teli,
Italianët i zu tmerri.
I zu tmerri, i zu drithma,
Lufto, Selam te Babica!
Lufto, për Vlorën tënde!
O Selam ti luftë bëre.
Me një mbret dyzet milionë,
Të gjallë në det i hodhë.
Nga libri ” Bejkë e bardhë”, shtëpia botuese ” Naim Frashëri” 1977

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull