SPAK prova të reja për lobimin në SHBA të çiftit Meta-Kryemadhi

1 Minuta Lexim

Report TV bën me dije se  SPAK ka zbuluar një tjetër episod të dyshuar korrupsioni që i atribuohet ish-çiftit Meta-Kryemadhi.

Bëhet fjalë për një kartë tjetër bankare që rezulton se është përdorur për blerje dhe shpenzime të ndryshme.

Po sipas burimeve të Report TV, karta bankare i është vënë në dispozicion Kryemadhit dhe Metës nga biznesmeni Adrian Shatku.

Nga hetimet paraprake më herët u zbulua një kartë tjetër “amerikan ekspress” që ishte përdorur dhe vënë në dispozicion nga i njëjti biznesmen.

Po ashtu sipas burimeve, SPAK pritet të saktësojë për Metën episodin mbi akuzën e lobimit të ish-LSI, pasi nga letërporositë janë zbuluar të dhëna të reja mbi pagesat dhe kontratën.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull