Deputeti demokrat Dashnor Sula, i cili në zgjedhjet e 11 majit u la jashtë listave, i ka bërë thirrje kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha që të dorëhiqet dhe të lërë demokratët të zgjedhin kreun e ri të opozitës.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Sula tha se ka ardhur koha që Berisha t’i hapë rrugën shëptimit të PD-së.
“Nëse të dhimbset ende kjo krijesë që ndërtove vetë tërhiqu. Ki besim te demokratët dhe lër garën e barabartë. Jo siç bëre në vitin 2013 kur ia dhe Bashës dhe shkatërrove karrierën politike të Sokol Olldashit.
Ki besim doktor se demokratët janë të mençur, të zgjuar dhe do dinë të zgjedhin njeriun që do t’i çojë drejt pushtetit në 2029.
Ti ke dhënë gjithçka për atë parti por tani është momenti që t’i hapësh rrugë shpëtimit të PD-së. Ta thash edhe më parë, mos dëgjo atë që ke pranë se do të të marrin në qafë dhe zbato urdhrin e gjykatës”, tha Sula.