“Toskana të vijë këtu”, arkitekti Winy Mass tregon çfarë vjen pas kullës me Skënderbeun

1 Minuta Lexim

Arkitekti i njohur Winy Mass flet për modernizimin urbanistik të Tiranës, në Festivalin “Bread & Heart” Festival.

“Organizoni samite dhe shihni mrekullinë, gjithë këtë hapësirë. Të kuptojmë si mund të kontribuojmë për Europën, çfarë mund të bëjmë për të hedhur hapin tjetër. Shumë gjëra po ndodhin…

Një ndërtesë paksa normale e pastaj fillon e zbërthehet duke hequr skelat, dhe këtu kremtojmë këtë hapësirë. Nuk jemi këtu për t’ju bërë qejfin të gjithëve, mund të thoni se çfarë është gabim. Unë jam ndryshe në Holandë nga ju, atje ku më pëlqen shkoj.

Në këtë katalog të mrekullueshëm, duhet një plan urban, nuk vijmë këtu për të kopjuar, por për të qenë origjinalë. Kemi këtë shesh kaq të bukur të rrethuar me dendësi të re.

Tirana është e rëndësishme, mos u ndalni! Pas Skënderbeut, të bëjmë një vepër që kremton veçantitë e kohës sonë. Mos të harrojmë edhe bregdetin. Mos e shndërroni Thethin në një Durrës të dytë, duhet parë edhe harta e bujqësisë, keni një thesar ujor. Toskana të vijë këtu!”, tha ai.

Arkitekti holandez është edhe personi të cilit iu besua projekti i transformimit të Piramidës së Tiranës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull